26 Prill 2024

Pietro Spera emërohet Avokat i Popullit i Gjykatës Speciale

Hagë, 18 maj - Pietro Spera me shtetësi italiane, u emëruar Avokat i Popullit i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Spera ka thuajse 30 vjet përvojë pune ligjore si gjykatës, veçanërisht për mbrojtjen e të drejtave në procedurat gjyqësore.

Ndër të tjera, ai ka punuar si gjykatës ndërkombëtar në Dhomën për Krime Lufte dhe Krimin e Organizuar të Gjykatës Shtetërore të BosnjÑ‘HercegovinÑ‘s dhe gjithashtu në Afganistan, ku ka kryesuar disa projekte për fuqizimin e sundimit të ligjit në sistemin gjyqësor të Afganistanit. 
 
Me rastin e emërimit, Avokati i Popullit Spera deklaroi: 
 
“Emërimi si Avokat i Popullit i Dhomave të Specializuara është një nder dhe privilegj për mua dhe jam i gatshëm për sfidën e përmbushjes së mandatit që më është besuar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.” 
 
Avokati i Popullit luan një rol thelbësor në monitorimin, mbrojtjen dhe garantimin e të drejtave dhe lirive themelore mishëruar në Kushtetutën e Kosovës të të gjithë personave që kanë punë me Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Nga ana tjetër, Avokati i Popullit nuk mund të ndërhyjë në procedura gjyqësore të Dhomave të Specializuara, përveçse në rast të vonesave të paarsyeshme. Gjithashtu, Avokati I Popullit mund t’i paraqesë rekomandime Kryetarit të Dhomave të Specializuara ose Prokurorit të Specializuar për çështje që janë pjesë e funksioneve të tyre. 
 
Duke e përgëzuar Avokatin e Popullit Spera, Kryetarja e Dhomave të Specializuara, gjykatësja Ekaterina Trendafilova, deklaroi:
 
“Sot është një ditë e rëndësishme për Dhomat e Specializuara. Emërimi i z. Spera si Avokat i Popullit shënon një moment tjetër kyç për institucionin tonë. Mandati dhe roli unik i Avokatit të Popullit e bëjnë atë garantues të të drejtave themelore të kujtdo që ka punë me Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, duke mundësuar përmbushjen e standardeve më të larta të të drejtave të njeriut.”  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)