19 Prill 2024

Përurohet salla për procedurat rekrutuese për nëpunësit civilë

Prishtinë, 22 shtator - Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Veliu, sot ka bërë përurimin e sallës për zhvillimin e procedurave rekrutuese për nëpunësit civilë.

Gjatë kësaj ceremonie, ministri Veliu theksoi se krahas përgatitjeve të nevojshme për aktet nënligjore dhe teknike për menaxhimin e burimeve njerëzore të institucioneve të administratës publike, janë bërë edhe përgatitjet për fillimin e zbatimit në praktikë të Ligjit për Zyrtarët Publikë.

Me këtë rast, Ministria e Punëve të Brendshme ka krijuar sistemin i cili do të shërbejë edhe si portal pune, i emëruar “KONKURSI”, të cilin do ta përdorin të gjitha institucionet publike.

Ndërsa, për lëvizje paralele brenda kategorisë dhe ngritjes në detyrë, ka krijuar edhe Qendrën Testuese/sallën për zhvillimin e procedurave rekrutuese,  e cila mund të përdoret edhe nga institucionet tjera derisa ato të krijojnë kushte infrastrukturore për menaxhim dhe zhvillim të këtyre procedurave.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)