28 Mars 2024

Përurohet objekti i ri modern i policisë në Gjakovë

Prishtinë, 29 nëntor - Sot në Gjakovë është përuruar objekti i ri, modern dhe funksional i Policisë së Kosovës.

Në këtë objekt do të kryejnë punën, aktivitetet dhe detyrat e tyre zyrtarë policorë të Drejtorisë Rajonale (DRP) Gjakovë dhe Drejtorisë Rajonale Perëndimi të Policisë Kufitare.

Në ceremonie e përurimit, të pranishëm ishin: Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj bashkë me manaxhmentin e lartë të Policisë së Kosovës, po ashtu Kryetari i Komunës së Gjakovës, Nënkryetari i Komunës së Malishevës, përfaqësues të Gjykatës Themelore Gjakovë, përfaqësues të FSK-së, të KFOR-it, të klerit, të OSBE –së, të Avokatit të Popullit, dega Gjakovë, përfaqësues nga jeta shoqërore, publike dhe media.

Drejtoria Rajonale Policore e Gjakovës, është rajoni më i ri i ndarjes rajonale në kuadër të Policisë së Kosovës, derisa niveli më i ultë organizativ në këtë rajon - Stacionet Policore, kishin një infrastrukturë optimale për të zhvilluar punën policore, niveli i mesëm ka pasur mungesë të hapësirës për zhvillim të punës dhe aktiviteteve policore.

Ndërtimi i këtij objekti do të jetë ndihmesë e madhe për të gjithë zyrtarët e punësuar aty, që tashmë pos hapësirës do te kenë edhe komoditetin për të zhvilluar dhe përmbushur obligimet dhe detyrat e tyre në shërbim të vendit dhe qytetarëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)