23 Maj 2019

Përmbyllet projekti i binjakëzimit të BE-së për Menaxhimin Efektiv të Migrimit

Prishtinë, 21 shkurt - Ministria e Punëve të Brendshme ka mbajtur konferencën zyrtare në përmbylljen e  Projektit të Binjakëzimit të Bashkimit Evropian: “Fuqizimi i Institucioneve të Kosovës në Menaxhimin Efektiv të Migrimit”.  

Më këtë rast, ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa vlerësoi lartë kontributin e dhënë nga Bashkimin Evropian dhe shtetet zbatuese të këtij projekti.

“Projekti i Binjakëzimit i Bashkimit Evropian sikurse edhe të gjitha projektet tjera të binjakëzimit, ndër të tjera ka një synim  fuqizimin e kapaciteteve institucionale me një impakt afatgjatë”, tha ministri Mustafa duke shtuar se Republika e Kosovës është e përkushtuar drejt zhvillimit të strukturuar dhe nuk ka asnjë kompromis kur bëhet fjalë në orientimin e qartë për implementimin e kërkesave që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit.

Ministri Mustafa theksoi se kur bëhet fjalë për Ri-integrimin e të kthyerve në Republikën e Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Drejtoria përkatëse ka zhvilluar sistemin për monitorim, janë hartuar hartat e procesit, si dhe është zhvilluar plani i trajtimit.

“Duhet përmendur si një shembull të suksesit, pilot-projektin e shkëmbimit të informatave ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë Suedeze në fushën e kthimit dhe ri-integrimit të të kthyerve”, tha ministri Mustafa.

Ndërsa Zëvendësshefi i Zyrës se BE-se/PPBE, z. Riccardo Serri, tha se Projekti i Binjakëzimit jo vetëm që demonstron përkushtimin e BE-së për të vazhduar partneritetin me Kosovën, në procesin e ndërtimit të kapaciteteve në fushën e menaxhimit të migrimit, po gjithashtu ka për qëllim të përfshihet  drejtpërdrejt me qytetarët e Kosovës.

“Të arriturat në këtë projekt janë vetëm një hap më tutje në bashkëpunimin në mes të Kosovës dhe BE-së në përmbushjen e obligimeve të dala nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit”, tha Serri.

Ambasadorja e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, znj. Gerrie Willems tha se është bërë një punë e madhe në menaxhimit të migrimit, kjo është bërë në formë të fletushkave të informimit, procedura të operimit standard, duke vlerësuar se është kruciale që këto dokumente dhe akte tjera ligjore të aprovohen dhe të implementohen plotësisht.

Qëllimi i projektit ka qenë fuqizimi i kapaciteteve të institucioneve relevante të Kosovës në menaxhimin efektiv te migrimit si dhe harmonizimin e politikave dhe legjislacionit në përputhje me standardet e BE-së.  

Ky projekti është financuar nga BE-ja dhe është zbatuar nga Holanda me partnerët kryesorë Suedinë dhe Austrinë, ndërsa partnerë tjerë kanë qene Letonia, Polonia, Belgjika.
   

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 maj 2019 - Instituti për Politikë të Jashtme të Kosovës organizon konferencën "Politika  e Kosovës në këndveshtrim shkencor." (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Instituti Riinvest organizon konferencën “Korrupsioni nga ana e ofertës: Perspektiva e bizneseveve”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Kosovës, ora 10:00)

- Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese dhe Internews Kosova do ta publikojnë Raportin Vjetor të Monitorimit të Gjykatave për vitin 2018. (Ambientet e objektit A të Pallatit të Drejtësisë, ora 10:00)

- Themelohet Shoqata e Inovacionit Financiar, nga institucione financiare jo-bankare. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)

- Anulohet - Forumi Ballkanik organizon tryezën rajonale "Zgjedhjet parlamentare të BE-së dhe implikimet për Kosovën dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor". (Hotel Sirius, ora 10:00)

 - Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon tryezën e radhës të titulluar Indeksi i Zhvillimit të Sektorit të Prodhimit, ku do të prezantohen të gjeturat e një studimi mbi konkurrueshmërinë e sektorit të prodhimit. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:30)

- E Ngarkuara me Punë Coleen Hyland do të flasë me rastin e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit në mes të partnerit implementues të USAID-it Qendrës për Arsim të Kosovës dhe 7 komunave. (Hoteli Emerald, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi do të organizojë ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve për sportistët dhe trajnerët. (Kabineti i Ministrit të Kulturës, ora 11:00)

- Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale takohet me Ambasadoren e Suedisë në Kosovë znj. Karin Hernmarck - Ahliny. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Aleanca Kroosvare e Bizneseve organizon konferencën për media me temë "Taksa 100% a është ekonomike a politike kundër Serbisë". (Zyret e AKB-së, ora 13:00)

-  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut. (objekti i KQZ-së, ora 14:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)