21 Janar 2021

Përmbyllet me sukses stërvitja fushore “Ujku vigjilent-02”

Prishtinë, 25 nëntor - Në Poligonin e stërvitjeve taktike në fshatin Cernushë, u realizua Stërvitja Fushore katërditore “Ujku vigjilent-02 ” me demonstrimin stërvitor përmbyllës të Kompanisë së Mekanizuar të Regjimentit të Tretë të Forcave Tokësore të FSK-së.

Për të parë nga afër demonstrimin e operacioneve stërvitore, ishin ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, komandanti i Komandës së Forcave Tokësore, gjeneral brigade Fadil Hadergjonaj dhe atasheu ushtarak i SHBA-së, major Bret Wisecup.

Ata u pritën nga zëvendëskomandanti i Regjimentit të Tretë, major Ilir Beqiri, dhe komandanti i Kompanisë së Mekanizuar, toger Bardhyl Dugolli, të cilët njoftuan lidhur me konceptin, njësitë e angazhuara, përbërjen e tyre, organizimin, skenarët si dhe kurset e veprimit të cilat u ekzekutuan në stërvitjen përkatëse.

Pas demonstrimit stërvitor, pjesëtarëve të task-forcës pjesëmarrëse në stërvitje iu drejtua ministri i Mbrojtjes, Anton Quni i cili shprehu impresionet e tij për nivelin e lartë të profesionalizimit të demonstruar gjatë stërvitjes.

“Ky nivel profesional , kjo shkallë e angazhimit dhe përkushtimit janë faktori determinues i besimit të plotë në ju. Kërcënimet ndaj nesh fare nuk na brengosin sepse fitues është ai që mbron vendin e vet.” tha ndër të tjera ministri Quni.

Nga ana e  tij, gjeneral Rama shprehu vlerësimin e lartë për shkallën e profesionalizmit të demonstruar duke theksuar se kjo e arritur me standardet bashkëkohore na forcon besimin në qëllimit tonë, integrimin në NATO me forca të ndërveprueshme për operacione të përbashkëta me forcat aleate.

“Sa më parë të realizojmë këtë qëllim do të jetë më mirë jo vetëm për vendit tonë por edhe rajonin e më gjerë” tha ndër të tjera gjeneral Rama.

Pas demonstrimit të operacioneve urbane, nga ana e ministrit Quni dhe gjeneral Ramës, u përurua solemnisht, Poligoni i Stërvitjeve për Operacione Urbane të FSK-së.

Poligoni përkatës i përuruar sot ka filluar së ndërtuari para një viti dhe plotëson të gjitha kushtet për trajnim deri në nivel kompanie.

Ky moment ishte shumë domethënës pasi që ideator për ndërtimin e këtij poligoni ishte nënoficeri i dalluar i FSK-së, tashmë i ndjerë, kapter Baki Ejupi.

Stërvitja fushore “Ujku vigjilent” shënon edhe përfundimin e ciklit të trajnimit tremujor të kompanisë përkatëse me mbështetjen edhe të AIR MEDEVAC të Ushtrisë Amerikane.

Ky  është aktiviteti i radhës i Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së në kuadër të procesit të zhvillimit të aftësive dhe kapaciteteve operacionale për mbrojtjen e territorit, si detyrim kryesor ligjor i saj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 Dhjetor 2020 - Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti zhvillon homazhe te varri i ish presidentit Ibrahim Rugova. (Velani, ora 10:00)

- Kryesia e Lidhjes Demokratike te Kosovës bën homazhe te varri i Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, me rastin e 15 vjetorit të vdekjes së tij. (Velani, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e parë e Komiteti për Politik dhe Financa në Komunën e Rahovecit. (Objekti i ri i administratës komunale të Rahovecit, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj zyrtaritt te Drejtorisë për Migrim dhe të Huaj, Maxhun Maloku për keqpërdorim te pozitës apo autoritetit zyrtar. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 9:30)
 
- Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti merr pjesë në fillimin e punimeve në zgjerimin e rrugës në hyrje të qytetit të Ferizajt. (Ura afër fshatit Bibaj, ora 11:00)

- Ambasadorja suedeze, Karin Hernmarck, dhe Ushtruesi i Detyrës së Shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Kilian Wahl, do të organizojnë një konferencë për shtyp në Prishtinë për t’i prezantuar prioritetet e Kryesimit suedez të OSBE-së për vitin 2021. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kryetarja e KQZ-së, znj. Valdete Daka do të mbajë konferencë për media. (Selia e KQZ, ora 12:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve mban konferencën për media me temë ''14 kërkesat e AKB-se, bizneseve dhe konsumatoreve deri me 14 shkurt, kur edhe përfundojn zgjedhjet lidhur me rritjen e mirëqenies qytetare dhe pasurimin dhe implementimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike për vitin 2021''.  (Salla e konferencave të AKB-së, ora 13:00)

 - Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti merr pjesë në akademinë për ish presidentin Ibrahim Rugova. (Teatri i Gjilanit, ora 14:00)    

- PDK dega në Prizren, bën prezantimin e kandidatëve për deputetë, për zgjedhjet e jashtëzakonshme nacionale të 14 shkurtit 2021. (Restaurant ''Rexos'' në Lubizhdë, përballë stacionit të policisë, ora 19:00)