16 Dhjetor 2017

Përmbyllët fushata kundër diskriminimit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës

Prishtinë, 7 dhjetor - Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC Elvana Shala mbanë konferencën përmbyllëse të fushatës vetëdijësuese kundër diskriminimit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë "Një Fije Dritë".

Në këtë konferencë do të marrin pjesë krerë institucional vendor e ndërkombëtar, perfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, diplomat të huaj, përfaqësues të medieve si dhe disa nga viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Në konferencë do të shpalosen aktivitetet 10 ditore gjatë fushatës, video-mesazhi që i parapriu fushatës si dhe do të adresohen kërkesat e viktimave tek  krerët institucional përgjegjës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 Dhjetor 2017

- Mbahet kuvendi i jashtzakonshëm zgjedhor për të zgjedhur kryesuesin/en e bordit të Asociacionit te Gazetarëve të Kosovës. (Salla e Kuqe e Fakulteti Filologjik, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në takimin e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Gjimnazi Hasan Nahi në kuadër të Fondacionit për Arsim dhe Kulturë Atmosfera organizon edicionin e pestë me radhë Gara e Intelegjencës "EUREKA 5". (Në të gjithë Kosovën në shkollat e përcaktuara nga Komunat, ora 11:00)

- Organizata “Let’s Do It Kosova” bashkëpunim me Komunën e Gjakovës dhe Kompaninë Rajonale të Pastrimit “Çabrati”do të organizojë aksion pastrimi në Lagjen Berkoc të Gjakovës. (Afër Varrezave të Qytetit, Gjakovë, ora 11:00)

- Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës mban takimin letrar “Esad Mekuli”. Në kuadër të takimit organizohen sesioni letrar, i cili i kushtohet albanologut Robert Elsie. (Instituti Albanologjik, ora 12:00)