19 Prill 2024

Përfundon mbështetja trevjeçare për Akademinë e Kosovës për Siguri Publik

Vushtrri, 22 janar - Sot në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike mbahet programi i seminarit përmbyllës i projektit të binjakëzimit “Përkrahja e mëtejme e arsimit në sigurinë  publike në Kosovë”.

Përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës, Zyrës së BE dhe vendeve anëtare të BE do të përfundojnë mbështetje trevjeçare për Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP).

Gjatë 36 muajve të kaluar, projekti i binjakëzimit ka ofruar ndihmë për të zhvilluar trajnime të përshtatshme në AKSP për punonjësit e policisë, nëpunësit doganor, zyrtarët e provës, zjarrfikësit dhe zyrtarët korrektues, përkatësisht në institucionet e sigurisë publike, me qëllim të sigurimit të një sistemi efektiv të sigurisë publike .

Të pranishëm në përmbyllje të projektit të binjakëzimit do të jenë: Enver Hoxhaj, zëvendëskryeministër,  Ekrem Mustafa, Ministër i Punëve të Brendshme të Kosovës,  Katri Raik, Ministre e Brendshme e Estonisë, Nataliya Apostolova, Udhëheqëse e Zyrës së BE-së në Kosovë , Pia Stjernvall, Ambasadore e Finlandës, Ismail Smakiqi Drejtor i Përgjithshëm i Akademisë, Krista Haak, Udhëheqëse Projekti nga Shteti Anëtar si dhe ekspert vendor e ndërkombëtarë.
   
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)