03 Dhjetor 2022

Për një muaj Prokuroria e Gjakovës sekuestron sende në vlerë rreth 300 mijë euro

Gjakovë, 30 shtator - Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë periudhës kohore  gusht-shtator 2022, ka parashtruar tri (3) kërkesa për sekuestrim të përkohshëm të sendeve,  të cilat janë aprovuar nga Gjykata kompetente në Gjakovë.

Me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, dhe me urdhër të gjykatës, janë sekuestruar tri (3) eskavatorë dhe një (1) kamion transportues, të cilat kapin vlerën rreth 300 mijë euro, për shkak të dyshimit të bazuar se janë përdorur në kryerjen e veprën penale “Ndotja apo degradimi i mjedisit”, nga neni 338, paragrafi 1, të KPRK –së.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, mbetet e përkushtuar në luftimin e veprave penale, për ndotjen dhe degradimin e mjedisit, dhe inkurajon qytetarët që rastet e tilla të raportohen, me qëllim të parandalimit të kësaj dukurie.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 dhjetor 2022

- Komuna e Prishtinës do të bëjë testimin e radhës të Sistemit të Alarmit Publik me tinguj të njëtrajtshëm dy herë nga 30 sekonda. (Prishitnë, ora 12:05)

- Ndihmës administratorja e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar për Europë dhe Euroazi, Ambasadorja Erin E. McKee, do të vizitojë Kosovën ku do të takohet me akterë të ndryshëm duke përfshirë përfaqësues të Qeverisë, shoqërisë civile, sektorit privat, bartës të rinj të ndryshimeve etj. (Lokalet e Royal Beverages, Velekincë, Komuna e Gjilanit, ora 13:30)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e shoqëruar nga kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi, do të mbajë tubim me vajza e gra. (Teatrin e Qytetit "Avdush Hasani", ora 14:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e shoqëruar nga kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi do të vizitojë Qendrën e Handikos-it në Podujevë. (Objekti i Qendrës në Podujevë, ora 15:30)

- Në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit do të shfaqen filma vendor dhe të huaj, ku do të ketë diskutime me me autorët pjesmarrës! (Kino Armata, ora 17:00)
 
- Mbahet ceremonia e mbylljes së Festivalit Ndërkombëtar të Filmit më ç'rast do të behët edhe ndarja e çmimeve. (Kino Armata, ora 19:00 )