27 Maj 2022

Pas 3 vitesh stagnimi në anti-korrrupsion Kosova sivjet vlerësohet me 39 pikë

Prishtinë, 25 janar - Transparency International publikoi sot Indeksin e Perceptimit tëKorrupsionit për vitin 2021, i cili përdor një sistem llogaritjeje tëindeksit nga zero deri në 100 pikë, ku zero është niveli më i lartëi korrupsionit dhe 100 pikë do të thotë shoqëri pa korrupsion.

Sipas vlerësimit të Transparency International, Kosova pas 3 vitesh stagnimi në fushën e anti-korrrupsionit sivjet vlerësohet me 39 pikë duke rikthyer tre pikët e humbura.

Në këtë mënyrë, Kosova rikthehet në nivelin e vlerësimit në të cilën ishte në vitin2017 duke shënuar ngritje në tabelën e klasifikimit për 17 pozita(në pozitën e 87-të nga pozita 104 në të cilën ndodhej vitin e kaluar).

Transparency International për herë të parë sivjet ka krahasuaredhe rezultatet e shteteve për periudhën 2012 – 2021. Kosova, gjatë kësaj periudhe ka pasur një rritje prej pesë pikësh, nga 34 në vitin 2012, në 39 në vitin 2021.

Në nivel rajonal, krahasimi i rezultateve me ato të vitit të kaluartregon se bashkë me Kosovën edhe  Maqedonia e Veriut dheMali i Zi kanë shënuar progres, me 4 respektivisht 1 pikë. Serbia dhe Bosna e Hercegovina nuk kanë shënuar ndryshim, kurseShqipëria është vendi i vetëm në “gjashtëshen” e BallkanitPerëndimor që e ka humbur një pikë.

Edhe në aspektin global, nuk ka ndonjë befasi të theksuar. Nga180 vende të përfshira në këtë vlerësim, Danimarka, Finlandadhe Zelanda e Re ndajnë pozitën e parë me 88 pikë, të ndjekuranga Singapori, Suedia dhe Norvegjia me 85 pikë.

Raporti i Transparency Internationa thekson se në Kosovë kapasur transfer paqësor pushteti mes qeverive në vitet e funditdhe Kosova është i vetmi vend në rajon dhe një nga vetëm pesëvendet në Evropë që, gjatë periudhës së pandemisë, nuk itransferoi kompetencat vendim-marrëse tek ekzekutivi por imbajti në parlament.

Fakti që janë bërë përpjekje për tëpasqyruar vullnetin e qytetarëve edhe në kohët më të vështira, është një vendim i përgjegjshëm nga ana e qeverisë dhe përmendimin tonë është shumë e rëndësishme që edhe në rrethanatë jashtëzakonshme institucionet të vazhdojnë të kryejnë rolin e tyre. Kosova në këtë drejtim ka qenë një shembull shumë i mirë, duke lënë parlamentin të kryejë detyrat e veta gjatë periudhës sëpandemisë..

Por pavarësisht këtij përmirësimi prej tre pikësh, Kosova kaende shumë për të bërë për të arritur mesataren globale prej 43 pikësh, apo atë evropiane prej 65. Fokusi i institucioneve tonaduhet të jenë veçanërisht vazhdimi i procesit të reformësgjyqësore, luftimi i korrupsionit dhe ngritja e transparencës dhellogaridhënies gjatë procedurave të prokurimit publik dheemërimeve publike nëpër borde. Instituti Demokratik i Kosovësthekson se për t’u vazhduar progresi në parandalimin dheluftimin e korrupsionit:

1. Institucionet duhet të vazhdojnë me zbatimin e reformës nësistemin e drejtësisë me qëllim të ngritjes së besimit tëpublikut tek organet e rendit dhe ligjit, duke minimizuarndërhyrjet politike në punën e gjyqësorit dhe prokurorisë. Kjo reformë duhet të jetë gjithpërfshirëse dhe e koordinuarmirë mes të gjithë akterëve relevantë.

2. Lufta kundër korrupsionit të intensifikohet në drejtim tëmasave parandaluese. Ligji i ri për Agjensionin përparandalimin e korrupsionit, duhet jo vetëm të ndërrojëemrin e Agjensionit, por të sjellë një frymë të re nëefikasitetin dhe përkushtimin e personelit të Agjensionit nëparandalimin e korrupsionit përmes një procesi më efikas tëgrumbullimit dhe kontrollimit të deklarimit të pasurisë sëzyrtarëve të lartë, dhe adresimin ekspeditiv të kërkesave përvlerësimin e rasteve të mundshme të konfliktit të interesit. Agjensioni gjithashtu duhet të fuqizohet edhe në trajtimin e rasteve të sinjalizimit të jashtëm si autoritet kompetentkombëtar.

3. Në fushën e prokurimit publik, kërkohet ngritje e transparencës dhe llogaridhënies në të gjitha fazat e procedurës së prokurimit. Vëmendje të veçantë duhetkushtruar menaxhimit dhe mbikëqyrjes së kontratavepublikeduke ngritur nivelin e përgjegjësisë së zyrtarëvepublik për mënyrën e shpenzimit të parasë publike.

4. Sa i përket procesit të të emërimit dhe përzgjedhjes tëanëtarëve të bordeve kërkohet të ndryshohet dhe plotësohetLigji për Ndërmarrje Publike me qëllim të rritjes sëtransparencës dhe mbikëqyrjes së procesit dhe eliminimit tëpolitizimit të Bordeve nga përzgjedhja e anëtarëvejoprofesional, duke i dhënë mundësinë profesionistëve tëfushës dhe të paanshëm nga ngjyrimet partiake.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 maj 2022

- Fillon punimet konferenca “Qasjet Aktuale në Diagnostikimin dhe Menaxhimin e Pacientëve me Sklerozë Multiple, Dita Botërore e Sklerozës Multiple 2022”. (Four Points by Sheraton, Marigona Residencë, ora 9:00)

- Ministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu raporton para Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Drejtoresha e Misionit të USAID-it, Zeinah Salahi, do të flasë në hapjen e Forumit të Bizneseve të Diasporës. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Kolegji AAB organizon hapjen zyrtare të edicionit të parë të Panairit të Karrierës dhe Punësimit AAB 2022. (Kolegji AAB, ora 10:00)

- Në kuadër të projektit “Evropa Juglindore - Së Bashku Kundër Korrupsionit” mbahet konferenca për media, në të cilën do të prezantohet raporti me titull “Nevoja për institucionalizimin e vlerësimit anti-korrupsion në Kosovë”, në të cilin raport trajtohet ndryshimi e shpeshtë i ligjeve anti-korrupsion dhe nevoja që ndryshimeve të ligjeve tu paraprijë vlerësimi periodik i legjislacionit dhe masave anti-korrupsion. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Oficerë të lartë nga Kroacia dhe Shqipëria që ishin pjesë e UÇK-së bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz. (Prekaz, ora 10:00)

-  Zyrtari për Sektorin Privat në USAID, Mathju Kulinajn, bashkë me Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, do të mbajnë fjalë rasti në ceremoninë përmbyllëse të Programit të USAID-it Përkrahje Adoleshentëve pas Mësimit të Rregullt. (Hoteli Emerald, ora 10:30)

- Komuna e Rahovecit bën homazhe te vendi i rënies së dëshmorëve të kombit Sadedin Hajda dhe Mexhit Mustafa. (Hamoc, ora 11:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës diskuton rreth emrave të ekspertëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  N303, ora 11:00)

- Komuna e Rahovecit bën homazhe të vendi i rënies së dëshmorëve të kombit Feim Gashi, Sakip Bellaqa, Përparim Thaqi në fshatin Fortesë. (Fortesë, ora 12:00)

- Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion organizon konferencë për media si pjesë e Javës Kundër Varfërisë Menstruale dhe Stigmatizimit të menstruacioneve. (Para Bibliotekës Kombëtare, ora 12:30)

- Komuna e Rahovecit bën homazhe në vendin e rënies së dëshmorëve të kombit Milaim Morina dhe Xhevdet Krasniqi. (Në rrugën Fortesë-Celinë, ora 13:0)

- Ministrja e  Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, do të takohet me një delegacion nga Shqipëria, të kryesuar nga ministrja e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Mirela Kumbaro, me rastin e organizimit të konferencës “Turizmi i përbashkët Kosovë - Shqipëri”. (Hotel Prishtina, ora 14:00)

- Mbahet konferenca për media e përzgjedhësit Alain Giresse në kuadër të grumbullimit për katër ndeshjet e muajit qershor në UEFA Nations League. (Hotel Emerald, ora 14:00)

- Komuna e Rahovecit bën homazhe në vendin e rënies së dëshmorëve të kombit në fshatin Brestoc. (Brestoc, ora 14:00)

- Kombëtarja e Kosovës i fillon stërvitjet dhe do t’i mbajë dy seanca në Kampin Nacional në Hajvali. (Stërvitja e parë mbahet, ora 10:30 derisa stërvitja e dytë, ora 17:30)