26 Nëntor 2020

Paraburgim ndaj të pandehurit F.L. i dyshuar për kanosje

Ferizaj, 20 nëntor – Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit F.L. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale në vazhdim kanosja nga neni  181 paragrafi 2  lidhur me nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake të Divizionit Penal – Elmaz Zenuni, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj..

Gjyqtari i procedurës paraprake pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe pas analizimit të shkresave të lëndës, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet nga ana e prokurorisë së shtetit, po ashtu janë përmbushur kushtet  për caktimin e paraburgimit  të përcaktuara me dispozitat e KPPRK-së duke marrë parasysh peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së saj,  si dhe rrethanat tjera personale që tregojnë rrezikun se ai mund të përsëris  veprën penale dhe të ndikoj në dëshmitar.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Nëntor 2020

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston drejtorin e Departamentit të mjedisit dhe ujërave, Muhamet Malësiu dhe drejtorin e Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore Gani Berisha, nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 12:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës Avdullah Hoti dhe Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi marrin pjesë në përurimin e kompletit te veprave të prof. Anton Çettës. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 12:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston Kryetarin i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)