19 Mars 2024

Paraburgim ndaj të dyshuarit të mitur për veprën penale vrasje e rëndë

Ferizaj, 21 shkurt - Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të miturit Sh.R shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasje e rëndë nga neni 179 paragrafi 1 nën paragrafi 1.8 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), dhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së.

I mituri dyshohet se më 20 shkurt 2019 në Ferizaj, për motive të ulëta nga hakmarrja e paskrupullt, me dashe, në mënyrë dinake ka privuar nga jeta tani të ndjerin M.A, në atë mënyrë që i ofrohet nga mbrapa dhe e qëllon me revole një herë në kokë dhe dy herë në shpinë dhe pasi i ndjeri rrëzohet në tokë, i mituri largohet nga aty, me ç’rast tani i ndjeri M.A ndërron jetë në vendin e ngjarjes.

Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për të Mitur, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të miturit, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditëve.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)