26 Prill 2024

Paraburgim ndaj të dyshuarit B.B. për veprën penale përvetësimi në detyrë

Ferizaj, 15 mars - Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit B.B shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale përvetësimi në detyrë nga neni 425 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

I pandehuri dyshohet se më 27 dhjetor 2018, në Ferizaj, përkatësisht në kompaninë KEDS – Distrikti Ferizaj, në cilësinë e personit përgjegjës - arkëtarit me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, ka përvetësuar pasurinë e kompanisë KEDS të realizuar nga inkasimet – pagesat ditore të energjisë dhe atë në shumë prej 4.994.94 euro, e cila pasuri i ishte besuar atij për shkak të detyrës.

Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të miturit, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)