01 Prill 2020

Osmani premton linjë buxhetore për strehimoret për gratë e dhunuara

Prishtinë, 15 shkurt - Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Dr. Vjosa Osmani, dje priti një delegacion të Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK), të drejtuar nga Igballe Rugova, me të cilin bisedoi mbi aktivitetet dhe sfidat me të cilat kjo roganizatë po përballet për ta realizuar misionin e saj.

Znj. Osmani e çmoi lart përkushtimin e Rrjetit të Grave për mbrojtjen e të drejtave të grave në Kosovë dhe trajtimin e viktimave të dhunës në familje.  

Ajo nënvizoi se është e domosdoshme që institucionet të krijojnë mekanizma shtetërorë për mbrojtjen efikase të të drejtave dhe lirive të viktimave të dhunës në familje.

“Institucionet e reja të Kosovës do ta shtojnë kujdesin ndaj kategorive të ndryshme të shoqërisë, veçanërisht ndaj viktimave të dhunës”, tha Dr. Osmani.

Ajo u zotua se do ta përkrahë Rrjetin e Grave në synimin e kësaj organizate për përmirësimin dhe mbrojtjen e grave.

Në mënyrë të veçantë, ajo e shtroi domosdoshmërinë që në buxhetin e vendit të sigurohet linjë e veçantë buxhetore për strehimoret për gratë të cilat i ekspozohën dhunës, si dhe që të kthehet pë diskutim Projektligji i Punës dhe Projektligji për Pushimin e Lehonisë dhe Pushimin Prindëror, si ligj tepër i rëndësishëm për sigurimin dhe mbrojtejen e të drejtave të grave në shoqëri.

Përfaqësueset e Rrejtit të Grave të Kosovës, pasi e falënderuan znj. Osmani për pritjen, shprehën gatishmërinë e tyre që të punojnë ngushtë me institucionet e vendit për përmirësimin e mëtejmë të statusit të grave.

Ato u shprehën të bindura se kërkesat e tyre do të trajtohen me kujdes nga institucionet e reja dhe se, nëpërmjet përkrahjes që do t’ua japin atyre, Kosova do të dëshmojë shembull të kujdesit institucional ndaj viktimave të dhunës në familje.  ​

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 Prill 2020  - Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. (Zyra e Presidentit, Prishtinë, ora 10:00)

- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim kryetarin e LDK-së,  Isa Mustafa. (Zyra e Presidentit, ora 10:30)

- Instituti i Medies i Kosovës mban konferencë për medie në lidhje me masat e Qeverisë së Kosovës për të përkrahur sektorin privat të bizneseve për masat diskriminuese të Qeverisë ndaj mediave private te Kosoves. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli. (Zyra e Presidentit, ora 11:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve mban konferencë për media me temë "AKB reagon pas vendimit për zëvendësimin e taksës me masa reciprociteti'. (Zyret e AKB-ës, ora 13:00)