19 Mars 2024

OSBE prezanton anketën mbi mirëqenien dhe sigurinë e grave në Kosovë

Prishtinë, 22 nëntor - Misioni i OSBE-së në Kosovë publikoi sot raportin mbi mirëqenien dhe sigurinë e grave në Kosovë, i cili përmban të dhëna të detajuara për trendet e dhunës ndaj grave, qëndrimet ndaj roleve gjinore dhe ndikimin e dhunës në jetën e grave të afektuara.

Anketa vë në pah se gati dy të tretat e grave në Kosovë mendojnë se dhuna ndaj grave dhe vajzave është e shpeshtë në komunitetet e tyre, dhe më shume se një çerek mendojnë se dhuna është shumë e shpeshtë.

“Dhuna ndaj grave është një formë e dhunës në baza gjinore që i parandalon shumë gra nga mundësia për të marrë pjesë në mënyrë të plotë në jetën politike, ekonomike dhe publike në shoqëri. Kjo është një ndër format më të shpeshta të shkeljeve të të drejtave të njeriut, e cila prekë të gjitha gjeneratat dhe komunitetet në Kosovë dhe në botë,” tha Jan Braathu, Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë.

“Shumë nga të dhënat në anketë duhet të jenë thirrje për veprim për të gjithë ne. Përgjegjësia më e madhe për të vepruar bie mbi institucionet relevante, megjithatë, na obligon edhe secilin nga ne – gra dhe burra -  që të kemi rol aktiv në parandalimin e të gjitha formave të dhunës në baza gjinore,” tha Braathu. 

Qëllimi i anketës është të sensibilizojë publikun lidhur me sfidat e grave dhe vajzave dhe të avokojë për politika më gjithëpërfshirëse në parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave. Rezultatet e anketës ofrojnë prova për vendimmarrje të informuar që do të kontribuojnë në zvogëlimin e dhunës ndaj grave në Kosovë dhe do të çojnë në përmirësimin e shërbimeve për të mbijetuarat.

Rekomandimet fokusohen në miratimin dhe zbatimin e legjislacionit që ka parasysh ndjeshmërinë gjinore, përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet agjencive dhe në nevojën për trajnime adekuate, përmirësim të shërbimeve të specializuara dhe përkrahje për gratë, si dhe edukim, shpërndarje të informatave dhe ndërgjegjësim. Raporti po ashtu rekomandon largimin e gjuhës diskriminuese dhe stereotipeve nga librat shkollor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)