20 Prill 2024

OSBE ndihmon me mjete mbrojtëse, xhaketa dhe jelekë, gazetarët, fotoreporterët dhe kameramanët

Prishtinë, 16 dhjetor - Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka pranuar donacion, mjete mbrojtëse, xhaketa dhe jelekë nga Misioni i OSBE-së në Kosovë për gazetarët, fotoreporterët dhe kameramanët e medieve në Prishtinë.

Në donacionin e siguruar, shpërndarja e të cilit do të fillojë të hënën, bëjnë pjesë: 55 xhaketa, 55 jekelë, 50 veshje mbrojtëse, 50 mburoja fytyre, 180 pako maska, si dhe 180 dezinfektues 100ml.

Asocacioni i Gazetarëve të Kosovës posedon listat e kolegëve tanë që punojnë në terren dhe janë pajisur me mjete mbrojtëse nga donacionet e mëparshme. Për tërheqjen e pakove të reja, të njëjtit do të njoftohen ditëve në vijim.

AGK-ja do ta vazhdojë angazhimin drejtë sigurimit të donacioneve të tjera, në mënyrë që të kolegëve tanë t'u lehtësohet sado pak puna që po e bëjnë përgjatë pandemisë COVID 19.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)