25 Shtator 2021

OSBE e gatshme për të përkrahë Shërbimin Korrektues të Kosovës

Prishtinë, 3 gusht - Në Burgun e Sigurisë së Lartë, Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Rasim Selmani, së bashku me Zevendësuesin e Drejtorit të BSL-së, Burim Buleshkaj pritën në takim Shefin e OSBE-së në Kosovë, ambasadorin, Michael Davenport, me të cilin diskutuan lidhur me vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit në mes të dyja institucioneve.

Gjatë takimit, Selmani e njoftoi ambasadorin Davenport për të arriturat dhe sfidat e SHKK-së, reformat, menaxhimin dhe parandalimin e pandemisë “Covid 19” brenda institucioneve korrektuese, e po ashtu edhe mbi programet trajnuese për stafin korrektues dhe të burgosurit.

Në vazhdën e mbështetjeve të vazhdueshme dhe përkrahjes së SHKK-së nga misioni i OSBE-së, Davenport, shprehu gatishmërinë për të rritur mbështetjen në trajnime profesionale dhe pajisje për Shërbimin Korrektues të Kosovës.

Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të SHKK- së, Selmani, falënderoi, ambasadorin Davenport për përkrahjen dhe mbështetjen që misioni i OSBE-së, i ka dhënë dhe po vazhdon t’i jap SHKK-së në të gjitha fushat, veçanërisht  në ngritjen e kapaciteteve profesionale.

Pas takimit, Selmani dhe Davenport vizituan stafin korrektues, stafin shëndetësorë, hapësirat dhe punëtoritë e të burgosurve brenda BSL-së. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Shtator 2021

- Federata e Pingpongut organizon 3 xhirot e radhës në ligën e juniorëve dhe 1 xhiro në ligen e junioreve ku do te mbahet ndeshja ndërmjet ‘Ahmet Hoxha MK’ vs ‘Lidhja e Prizrenit’. (SHMU Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës dhe njëherësh kandidati për kryetar të Komunës nga Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren, Mytaher Haskuka, do të vizitojë fshatin Nashec. (Oborri i shkollës së fshatit Nashec, ora 18:00)