28 Mars 2024

OSBE do të vazhdojë të përkrah institucionet e Republikës së Kosovës

Prishtinë, 18 shkurt - Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Agim Veliu, priti në takim njoftues ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, z.Jan Braathu.

Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin e mirë që kanë Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike me misionin e OSBE-së në Kosovë. 

Me këtë rast, ministri Veliu falënderoi z. Braathu për përkrahjen që ka dhënë OSBE për MPBAP, me theks të veçantë për Policinë e Kosovës dhe Akademinë për Siguri Publike, në realizmin e projekteve konkrete që kanë të bëjnë me zbatimin e rendit dhe ligjit në Kosovë.

Ministri Veliu theksoi se Ministrinë do ta bëjë institucion të besueshëm për qytetarët e Kosovës dhe partnerët tanë ndërkombëtarë.

Ndërsa, ambasadori i OSBE-së në Kosovë, z. Braathu, theksoi se OSBE do të vazhdojë më tutje në përkrahje të institucioneve të Republikës së Kosovës për krijimin dhe ruajtjen e një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët e saj.

Në fund u dakorduan që të intensifikohen takimet për të thelluar bashkëpunimin mes Ministrisë dhe OSBE-së.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)