25 Prill 2024

OSBE dënon vrasjen e Ivanoviqit

Prishtinë, 16 janar - Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jan Braathu është i tronditur dhe thellësisht i pikëlluar pas lajmit për vrasjen e Oliver Ivanoviqit sot në Mitrovicën e Veriut. 

“Ai ka qenë një nga përfaqësuesit më të shquar të serbëve të Kosovës për pothuajse dy dekada. Ka treguar angazhim të palodhshëm në të mirë të komunitetit të tij dhe ka qenë bashkëbisedues i vlerësuar në Kosovë,” tha Ambasadori Braathu.  

“Vrasja e Oliver Ivanoviqit është thellësisht shqetësuese,” shtoi ai. “E kam pasur privilegjin që ta njoh personalisht për vite dhe gjithmonë e kam admiruar intelektin, qetësinë dhe përkushtimin e tij. Të shohësh vrasjen e një politikani me gjakftohtësi në vitin 2018 në Kosovë është mendim shqetësues."

"E dënoj në mënyrën më të fuqishme këtë akt mizor dhe i ftoj zbatuesit e ligjit, por edhe akterët tjerë, që të bëjnë gjithçka që munden për t’i sjellë kryerësit para drejtësisë. Ky do të jetë test i rëndësishëm për sundimin e ligjit në Kosovë,” shtoi Ambasadori Braathu.    

Misioni i OSBE-së në Kosovë i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve të z. Ivanoviq.    

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)