19 Mars 2024

Norvegjia përkrahë digjitalizimin e administratës së prokurorive

Prishtinë, 26 nëntor – Kryesuesi i KPK-së, Jetish Maloku, ka pritur në takim Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndahl. 

Fillimisht, Kryesuesi Maloku, njoftoi Ambasadorin Grøndahl për të arriturat e sistemit prokuroral të Kosovës në fushën e zbatimit të sistemit për menaxhimin informativ të lëndëve, përgatitjen e akteve nënligjore, procesin e vlerësimit të prokurorëve, procesin e rekrutimit të prokurorëve, por edhe për sfidat me të cilat po përballemi duke përfshirë edhe ato ligjore.

Në takim, Kryesuesi Maloku, theksoi se kemi vënë me sukses zbatimin e Sistemit për Menaxhimin Informativ të Lëndëve (SMIL) në të gjitha prokuroritë themelore, në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës dhe në Prokurorinë e Apelit. “Kjo ka rezultuar në transformimin e punës manuale në atë digjitale përkatësisht në menaxhimin e tërësishëm të punës së prokurorisë përmes këtij sistemi. Të gjitha lëndët që pranohen në prokurori regjistrohen në sistem dhe më pastaj shpërndahen në mënyrë automatike nga SMIL-i te prokurorët, për të vazhduar në regjistrimin e të gjitha veprimeve të prokurorit deri në fazën e arkivimit”, ka theksuar Kryesuesi me ketë rast.

Në këtë kontekst, u tha se janë realizuar shkëmbimet elektronike në mes të Prokurorit të Shtetit dhe Agjencisë së Regjistrit Civil, Agjencisë së Regjistrit të Bizneseve, Policisë së Kosovës dhe gjykatave.

Në anën tjetër, Ambasadori Grøndahl, ka shprehur mbështetjen e tij dhe të vendit të tij për ta ndihmuar institucionin e Këshillit Prokurorial të Kosovës në digjitalizimin e tërësishëm të procesit të punës.

Në fund të takimit, Kryesuesi i KPK-së falënderoi Ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë për vizitën dhe interesimin e treguar për sistemin prokurorial, duke e vlerësuar lart mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme të këtij shteti, me theks të veçantë në fushën e digjitalizimit të administratës së prokurorive.


​ 


 



 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)