19 Mars 2024

Njeriu nuk ia din vlerën rrenës, deri sa nuk të rren Qeveria e Kosovës

Prishtinë, 17 qershor - Mijëra banorë të Luginës së Preshevës dhe të Maqedonisë së Veriut që kanë ikur nga lufta dhe jetojnë qe 20 vite në Kosovë, ende nuk kanë dokumente të Kosovës, madje as të përkohshme.

"Që të mos shkruaj për histori të hershme 20 vjeçare, dua të filloj nga fushata e fundit e zgjedhjeve qendrore, në një pritje te Ramush Haradinaj, në pritjen e bërë pjesëtarëve të UÇPMB-s, duke u kërkuar votat e tyre dhe familjarëve të tyre, u garantoj që vendimi i parë në pozitën e tij si Kryeministër, do të zgjidh rastin e letënjoftimeve për shqiptarët siç i quante vëllezër; si të mos mjaftonte kjo, ai në një tubim tjetër tek një tubim i organizuar me banor të malësisë së Bujanocit, ai ri pohon se vendimi i tij i parë do të jet çështja e dokumentacioneve, kaluan dy vjetë dhe doli që ishte rren e kulluar nga R. Haradinaj, duke i lënë ata banor pa pasur mundësi punësimi, shkollimi, ose udhëtimi, përveç nëpër Kosovë."

"Ka njeri nga Lugina e Preshevës që nuk i mundësohet regjistrimit i fëmijës në klasë të parë, pa dokumente të Kosovës, dhe nuk i japin certifikatë të lindjes", ka deklaruar Enver Halimi nga Ekipi Lugina për Dokumenta.

Ai thekson se pas shumë kërkesave për të takuar me Kryeministrin, është e pa mundur, sepse e din që ka mashtruar sa për vota, njejt siç mashtroj banorët e rugovës për demarkacionin, vetëm për tu bërë komandant Karrika.

"Duke mos mjaftuar mashtrimi që kjo qeveri vazhdoj ta bëjë, para disa dite në TV KlanKosova, del zv. Ministri dhe Kordinatori i Ramush Haradinajt për Shtetësi, Azil dhe Migracion Izmi Zeka, dhe gënjen publikisht në media se javën që vjen do të niset dhënja e dokumenteve të përkohëshme 5 vjeçare për të gjithë të shpërngulurit nga Lugina e Preshevës, e në mënyrë të që të bëhet zgjidhje."

"Ne jemi interesuar disa herë në MPB, dhe jo që nuk është bërë javën që premtoj (në muajin Maj), por nuk do të bëhet deri në shtator, sipas burimeve nga MPB-ja, madje edhe shtatori është kohë që nuk garantohet, ka pohuar me tutje Hailimi.

Banorëve të Luginës së Preshevës sipas tij nuk u mbetet tjetër vetëm të dalin dhe të bllokojnë rrugët ne shenjë proteste për ti realizuar të drejtat e tyre në Kosovë, dhe realizuar premtimin që kanë marrë nga kjo qeveri e mashtrimeve të medhaja.

Ekipi Lugina për Dokumenta, do të del javën tjetër me datën e protestës për të bllokuar rrugët kryesore në Fushë Kosovë dhe Gjilan, në protestë për dokumente.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)