23 Prill 2024

Një kontingjent prej 50 ushtarësh te Gardës së Ajovës po qëndron në Kosovë

Prishtinë, 19 shtator - Bazuar në Programin e Partneritetit Shtetëror Kosovë - Ajovë, përkatësisht të partneritetit të  Forcës së Sigurisë së Kosovës me Gardën Kombëtare të Ajovës (SHBA), 50 pjesëtarë  nga 'Staff  Ride”, prej tyre oficerë dhe nënoficerë të Gardës Kombëtare të Ajovës, po qëndrojnë për vizitë në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Në mjediset e FSK-së, ushtarakët e  Gardës Kombëtare të Ajovës, i priti dhe ju uroi mirëseardhje komandanti i Brigadës së Reagimit të Shpejtë, gjeneral brigade Fadil Hadërgjonaj.

Dhe më pas,  në amfiteatrin e kazermës 'Adem Jashari',  u realizua  një takim informues nga  rreshter majorët Genc Metaj dhe Fetah Zejnullahu,  të cilët u fokusuan në historikun e FSK-së,   arritjet e saj të  deritanishme, misionin, detyrat, strukturën, trajnimet/ushtrimet, bashkëpunimin me  institucione të tjera, etj..

 Krahas kësaj, pjesëtarët e kontingjentit amerikan dhe pjesëtarët e FSK-së filluan aktivitete të përbashkëta  sportive  në disa disiplina,  të cilat do të zhvillohen edhe gjatë ditëve në vazhdim.

 Gjatë qëndrimit  të tyre në Kosovë, ushtarakët amerikanë do të shoqërohen  nga pjesëtarët e  FSK-së dhe do të kenë mundësi të njihen edhe nga afër me kapacitetet e FSK-së, me kulturën dhe traditën shqiptare dhe të komuniteteve tjera. Po ashtu do të vizitojnë vende të rëndësishme në Kosovë si dhe do të zhvillojnë takime me liderët e FSK-së dhe të institucioneve të tjera.

Ushtarakët e Gardës Kombëtare të Ajovës do të vazhdojnë të qëndrojnë në FSK, sipas agjendës,  deri më 21 shtator 2018.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)