20 Prill 2024

Një 31-vjeçare gjendet e vdekur brenda banesës së saj në Prishtinë

Prishtinë, 14 maj - Në raportin ditor të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se një 31-vjeçare është gjetur e vdekur mbrëme rreth orës 21:00 në banesën e saj në Prishtinë.

"Është raportuar se viktima femër kosovare e cila kishte jetuar e vetme në banesë, është gjetur pa shenja jete", thuhet në raportin e policisë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili ka dhënë detajet.

“Më datën 13.05.2020 në ora 21:00, Policia ka pranuar informatë për një person të gjinisë femërore pa shenja jete brenda në një banesë, e cila gjendet në Rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë”, ka thënë Kelani.

Sipas tij, njësia reaguese policore ka dalë në vend të ngjarjes, së bashku me ekipin mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e personit të gjinisë femërore, rreth 31 vjeçe.

Policia po heton për të zbadhur shkaqet e vdekjes së saj, nëse bëhet fjalë për vrasje apo vetëvrasje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)