24 Korrik 2019

Nënshkruhet protokolli për Ndërtimin e Integritetit në Sektorin e Sigurisë

Prishtinë, 15 maj - Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës dhe Qendra e Integritetit të Norvegjisë  nënshkruan protokoll të qëllimit për Ndërtimin e Integritetit në Sektorin e Sigurisë dhe të Mbrojtjes në Kosovë.

Ky projekt është pjesë më e gjerë në Ballkanin Perëndimor të financuar nga Ministria Norvegjeze e Punëve të Jashtme, e ekzekutuar në periudhën 1 prill 2018, deri më 31 dhjetor 2020, ku Ministria e Mbrojtjes e Norvegjisë e ka emëruar CIDS si agjentin ekzekutiv për këtë projekt.

Nënshkrimin e protokollit e bënë, z. Per Age Christensen në emër të CIDS dhe në emër të MPB-së, Sekretari i Përgjithshëm, z. Lulzim Ejupi.

Me këtë rast Sekretari i Përgjithshëm z. Lulzim Ejupi falënderoi Mbretërinë e Norvegjisë për mbështetjen dhe ndihmën e ofruar, në kuadër të projektit për ndërtimin e integritetit në sektorin e sigurisë dhe të mbrojtjes, ku përfitues është edhe Ministria e Mbrojtjes.

“Integriteti dhe llogaridhënia janë një ndër shtyllat kryesore të qeverisjes së mirë dhe funksionimit të administratës shtetërore, ku përmes tyre sigurohet dhe promovohet interesi publik kundrejt interesit apo përfitimeve private. Sektori i sigurisë, veçanërisht agjencitë e zbatimit të ligjit, kanë rol kryesor në sistemin e integritetit”, theksoi Ejupi.

Sekretari Ejupi theksoi se Kosova është me fat  që është përfitues i projektit të Qendrës së Integritetit të Sektorit të Mbrojtjes dhe bashkërisht do jemi në proces të realizimit të një aktiviteti mjaft të rëndësishëm për Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Në fund Ejupi theksoi se projekti i Ndërtimit të Integritetit do të ndihmojë shtetet tona në procesin integrues në Bashkimin Evropian dhe në krijimin e një sistemi të qëndrueshëm të integritetit dhe llogaridhënies.

“Praktikat e Mbretërisë së Norvegjisë janë shembulli më i mirë për t’u ndjekur, andaj ne besojmë që përmes këtij projekti do të forcojmë integritetin e institucioneve të sigurisë dhe do të rritim në nivel të konsiderueshëm besueshmërinë e qytetarëve ndaj institucioneve”, theksoi Ejupi.

Me këtë projekt priten që të ketë efekte të planifikuara për shoqërinë që do të kenë ndikim në Ankorimin më të thellë të profesionalizmit dhe të barazisë gjinore në aranzhimet e përgjithshme organizative dhe menaxheriale të institucioneve të sigurisë dhe mekanizmi i përgjithshëm për ta promovuar integritetin dhe për t’i zvogëluar rreziqet e korrupsionit në institucionet e mbrojtjes dhe të sigurisë në mënyrë më gjithëpërfshirëse dhe efektive.

Pjesë e këtij projekti janë edhe shtetet si: Shqipëria, Mali i Zi dhe Bosnja.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 korrik 2019

- Drejtoresha e Misionit të USAID-it në Kosovë, Lisa Magno, do të dëshmojë nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit me 14 komuna të Kosovës. (Hotel Emerald, ora 10:00) 

- Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj merr pjesë përurimin e zgjerimit dhe rehabilitimit të hyrjes së pikës kufitare Kosovë - Shqipëri, në Vërmicë. (Pika kufitare e Vërmicës, ora 10:30)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim drejtorin e UNHCR. (Zyra e Kryetarit Haziri, ora 11:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, do të pres në takim kryetarin e Komunës së Malisheves, Ragip Bega, më të cilin do të nënshkruajnë memorandume të bashkëpunimit për financimin e projekteve në fushën e mjedisit. (Kabineti i Ministrit, kati 17, ish objekti Rilindja, ora 11:00)

- Qendra Mediale me mbështetjen e Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur organizon mbahet debatin publik, me temë: "Taksa 100 për qind - kush fitoi, e kush humbi dhe çfarë?". (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)

- Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës organizon panairin me punime artizanale, veshje kombëtare dhe ushqime tradicionale. (Sheshi “Skënderbeu”, ora 11:00)

 - Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim Sam Paice, udhëheqës i sektorit për demokratizim në Ambasadën Britanike. (Zyra e Kryetarit Haziri, ora 11:30)

- Komuna e Gjilanit organizon ceremoninë e dorëzimi te donacionit për shëndetësi nga Besnik Benz. (Qendra Klinike e Mjeksësisë Familjare, ora 12:30)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 13:00)