28 Mars 2024

Në Spitalin Rajonal të Pejës vdes një i burgosur

Prishtinë, 11 janar - Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka njoftuar se sot rreth orës 16:30, në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri me inicialet  F. Ll , i lindur më 1971. 

I burgosuri, rreth orës 15:46 me rekomandim të mjekut të Q.K Dubravë është dërguar me urgjencë  në Spitalin Rajonal të Pejës, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore ka ndërruar jetë.

Sipas mjekut kujdestar, dyshohet se F. Ll kishte pësuar infrakt. I njëjti ishte i dënuar për Veprën  Penale; Vrasje. 

Sipas procedurave, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)