28 Mars 2024

Në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan vetëvritet e burgosura D.R

Prishtinë, 20 qershor - Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës 16:40, në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan ka bërë bërë vetëvarje me jelekun e saj  duke e vendosur atë në dritare të dhomës e burgosura me inicialet D.R.

Me të kuptuar për rastin, i menjëhershëm ka qenë intervenimi i stafit korrektues dhe atij mjekësor të qendrës, por përkundër përpjekjeve për reanimim nuk kanë arritur të kthejnë në jetë dhe si pasojë ajo ka ndërruar jetë.

Që nga momenti i pranimit e dënuara ka qen e vendosur në tretmanin e pranimit, gjegjësisht në regjimin fillestar sipas planit Operativ të SHKK-ës dhe Rekomandimeve dhe Udhëzuesve të Departamentit Shëndetësor të Burgjeve. E dënuara që nga momenti i pranimit në QKFL nuk ka pasur shqetësime, është kontrolluar vazhdimisht nga stafi shëndetësor psikologëja dhe punëtorja sociale dhe asnjëherë nuk ka shpreh shqetësime.

Personi në fjalë ishte e dënuar për veprën penale: Posedim i paautorizuar i narkotikëve. 

Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po e hetojnë rastin, ndërsa SHKK ka filluar të bëjë hetimet procedurale dhe administrative.

 


​

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)