19 Prill 2024

Në Pejë arrestohen katër persona për rrahje

Pejë, 3 qershor - Policia e Kosovës për rajonin e Pejës ka bërë të ditur se sot rreth orës 11:30, është informuar se në fshatin Qyshk disa persona janë duke u rrahur.

Njësitet relevante të stacionit policor Pejë, kanë dalur në vendin e ngjarjës dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet operative dhe kanë arritur për ta vën situatën nën kontroll.

Lidhur me rastin tetë persona të lënduar janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për trajtim mjekësor, një nga të lënduarit është ndaluar në spital për trajtim të mëtutjeshëm ndërsa të tjerët  pas tretmanit mjekësor janë liruar nga spitali.

Njësitet policore të Stacionit Policor në Pejë kanë intervistuar gjashtë persona të dyshuar  ku prej tyre me urdhër të prokurorit të shtetit katër nga këta janë dërguar në mbajtje për veprën penale ‘lëndim i rendë trupor’ ndërsa dy janë liruar në procedurë të rregullt për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)