26 Prill 2024

Në Kosovë në vitin 2018 janë kurorëzuar 16 871 qifte-bashkëshortore

Prishtinë, 17 korrik - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Kurorëzimeve në Kosovë 2018”.

Të dhënat në këtë publikim si bazë kanë të dhënat administrative të marra nga zyrat e gjendjes civile në Kosovë.

Në vitin 2018 janë grumbulluar gjithsej 18 332 fleta statistikore për kurorëzime DEM-3.

Këto të dhëna tregojnë se në Kosovë në vitin 2018 janë kurorëzuar 16 871 qifte-bashkëshortore.

 Femrat e kurorëzuar me përkatësi etnike shqiptare janë 94.0%, kurse 95.8% janë meshkuj të përkatësisë etnike shqiptare; femra me përkatësi etnike serbe janë 1.1% dhe meshkuj 1.1%; femra të përkatësisë etnike turke janë 0.4%, kurse meshkuj janë 0.5%; femra me perkatësi etnike boshnjake janë 1.1%, kurse meshkuj janë 1.0%; femra me përkatësi etnike rome, ashkali dhe egjiptiane janë 1.2%, kurse meshkuj janë 1.3%; femra me përkatësi tjetër etnike janë 2.3%, kurse meshkuj 0.4%.
 
Mosha mesatare e të martuarve ishte 30 vjeç. Prej tyre mosha mesatare e meshkujve ishte 31 vjeç, ndërsa mosha mesatare e femrave ishte 28 vjeçe.

Në kurorëzimet sipas grup-moshave, dominojnë femrat e moshës 20-24 vjeçare me 5 398, ose 32.0%, ndersa te meshkujt dominon mosha 25-29 vjeçare me 5 341, ose 31.7%.  

Më së shumti kurorëzime ishin në komunën e Prizrenit, 1 589 raste, ose 8.7%, pastaj vjen Prishtina me 1 285 kurorëzime, ose 7.0%, ndërsa në Ferizaj ishin 1 067 kurorëzime, ose 5.8% etj.

Sipas përgatitjes shkollore, dominojnë femrat dhe meshkujt me shkollë të mesme. Numri i femrave të kësaj kategorie ishte 10 602, ose 62.8%, kurse e meshkujve ishte 11 701, ose 69.4%.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)