26 Nëntor 2020

Në burgun e Dubravës gjendet i vdekur një i burgosur

Prishtinë, 22 tetor - Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se mbrëmë rreth orës 22:41 në Qendrën Korrektuese Dubravë, i burgosuri me inicialet V. H i lindur më 1991, është gjetur i vdekur si pasoj e vetvarjes.

Me të kuptuar për rastin, i menjëhershëm ka qenë intervenimi i stafit korrektues dhe atij mjekësor të qendrës, por përkundër përpjekjeve për reanimim nuk kanë arritur të kthejnë në jetë dhe si pasojë i njëjti ka ndërruar jetë.

Sipas Raportit Mjekësor të Stacionarit, i burgosuri V.H në vazhdimësi ka pasur probleme shëndetësore të natyrës mendore për çka është trajtuar në vazhdimësi nga mjeku i burgut, psikiatri, psikologu, si dhe nga specialistët e Klinikës Psikiatrike dhe asaj Forenzike.

Personi në fjalë ishte i dënuar për veprën penale: Lëndim i rënd trupor dhe Vjedhje e rend.

Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, ndërsa SHKK ka themeluar Komisioni Hetimor Administrativ.

Stafi mjekësor i Stacionarit të Burgut të Dubravës ka përgatitur dokumentacionin e nevojshëm lidhur me rastin. Autopsia do të verifikoj shkakun e vdekjes.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Nëntor 2020

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston drejtorin e Departamentit të mjedisit dhe ujërave, Muhamet Malësiu dhe drejtorin e Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore Gani Berisha, nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 12:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës Avdullah Hoti dhe Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi marrin pjesë në përurimin e kompletit te veprave të prof. Anton Çettës. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 12:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston Kryetarin i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)