20 Prill 2024

Në 24 orët e fundit prokuroritë kanë ngritur 66 aktakuza kundër 74 personave

Prishtinë, 27 korrik – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë Themelore janë ngritur gjashtëdhjetegjashtë (66) aktakuza kundër shtatëdhjetekatër (74) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar trembëdhjetë (13) persona, si dhe pranë gjykatës kompetente janë parashtruar shtatë (7) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj dymbëdhjetë (12) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë (5) persona, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave si dhe, ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë dy (2) persona të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj shtatë (7) personave. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave, për vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar. 

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, si dhe ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për vepra të ndryshme penale.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)