25 Prill 2024

Në 24 orët e fundit prokuroritë kanë ngritur 44 aktakuza kundër 55 personave

Prishtinë, 14 korrik – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë Themelore janë ngritur dyzetekatër (44) aktakuza kundër pesëdhjetepesë (55) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar shtatë (7) persona, si dhe janë bërë shtatë (7) kërkesa për caktim të paraburgimit të tetë (8) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe, ka ngritur njëzetenëntë (29) aktakuza kundër tridhjetenjë (31) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër pesë (5) të dyshuarve. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Pejë,  gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona, si dhe ka bërë dy (2) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.  

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)