26 Prill 2024

Në 24 orët e fundit prokuroritë kanë ngritur 42 aktakuza kundër 51 personave

Prishtinë, 9 qershor - Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetedy (42) aktakuza kundër pesëdhjetenjë (51) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë njëmbëdhjetë (11) persona, si dhe janë bërë katër (4) kërkesa për caktimin e paraburgimit të katër (4) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokurori i Shtetit, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë dy kërkesa për sekuestrim të përkohshëm të mjeteve të cilat dyshohen të jenë përdorur apo përfituar përmes veprës penale.
Dy automjete të markës VW-Golf dhe dy çelësa të veturave.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për veprën penale “Kontrabandimi me migrantë”, si dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për një (1) person të dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje”. Ndërsa, nga kjo Prokurori janë ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë ditës 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person për veprën  penale “Pengimi i personit zyrtar”.  Prokurori i shtetit ka marr aktvendim që i dyshuari të dërgohen në ndalim 48 orësh. Gjithashtu, kjo prokurori ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave të pandehur për veprën penale “Dhuna në Familje”.  Po ashtu, Prokuroria Themelore e Pejës gjatë ditës së djeshme ka bërë dy (2) kërkesa për sekuestrimin e dy (2) automjeteve të tipit “VW-Golf” dhe çelësat e veturave, për shkak të dyshimit se të njëjtat janë përdorur për kryerjen e veprës penale “Legalizim i përmbajtjes së rreme”.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza, kundër nëntë (9) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar tre (3) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen veprave të ndryshme penale, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)