29 Mars 2024

Në 24 orët e fundit prokuroritë kanë ngritur 38 aktakuza kundër 41 personave

Prishtinë, 15 korrik - Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetetetë (38) aktakuza kundër dyzetenjë (41) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë shtatëmbëdhjetë (17) persona, si dhe janë bërë gjashtë (6) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tetë (8) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar dhjetë (10) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për pesë (5) persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për vepra penale të ndryshme, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person. Ndërsa, nga kjo Prokurori janë ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në KPRK.

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një  (1) person të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë” dhe “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit”. Me aktvendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është ndaluar 48 orë. Gjatë ditës se hënë, kjo prokurori ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar katër (4) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen veprave të ndryshme penale, si dhe ka ngritur tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur njëzetedy (22) aktakuza kundër njëzetepesë (25) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)