28 Mars 2024

Në 24 orët e fundit janë ngritur 41 aktakuza kundër 49 personave

Prishtinë, 12 maj – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur dyzetenjë (41) aktakuza kundër dyzetenëntë (49) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit nga Prokurori i Shtetit, janë ndaluar tetëmbëdhjetë (18) persona, si dhe janë bërë shtatë (7) kërkesa për caktim të paraburgimit të nëntë (9) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur një (1) aktakuzë kundër dy (2) të pandehurve për veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, nga neni 422 paragrafi 2 lidhur me nenin 81 dhe 31 të Kodit nr. 04/L-082 Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë (5) persona, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave, dy (2) kërkesa për caktimin e masës së ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar ndaj tre (3) personave, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraqitjes në stacionin policor ndaj një (1) personi,  si dhe ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër njëzetenjë (21) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi. 

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar gjithsej tre  (3) persona të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë, një (1) person, si dhe janë ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave. 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur  shtate (7) aktakuza kundër tetë  (8) personave, për vepra të ndryshme penale.  

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për vepra të ndryshme penale. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)