28 Mars 2024

Në 24 orët e fundit janë ngritur 33 aktakuza kundër 39 personave

Prishtinë, 11 tetor - Prokurori i Shtetit ka njoftuar se, gjatë 24 orëve të fundit ka themeloret janë ngritur tridhjetetre (33) aktakuza, kundër tridhjetenëntë (39) personave për vepra të ndryshme penale, ka ndaluar për 48 orë dymbëdhjetë (12) persona për vepra të ndryshme penale dhe parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj dy (2) personave për kryerje të veprave penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, si dhe, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve, me urdhër të prokurorit janë ndaluar tre (3) persona, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër pesëdhjetë (15) persona

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar katër (4) persona të dyshuar, në tre raste të ndara.  

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)