29 Mars 2024

Ndihmës sekretarja Madison viziton Policinë e Kosovës

Prishtinë, 18 mars - Ndihmëssekretarja e Shtetit e SHBA-ve për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimin e Ligjit (INL), znj. Kirsten D. Madison, gjatë qëndrimit të saj në Kosovë, realizoi edhe një vizitë zyrtare në Policinë e Kosovës, ku u prit nga drejtori i Departamentit për Hetime Riza Shillova.

Shillova në emër të Policisë së Kosovës (PK), falënderoi ndihmëssekretaren znj. Madison për vizitën e saj në Policinë e Kosovës, si dhe për përkrahjen e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ofruar ndaj Policisë së Kosovës në fusha të ndryshme.

Shkëmbimi i përvojave dhe praktikave, trajnimet dhe pajisjet e ndryshme teknike dhe teknologjike të ofruara nga SHBA-ja përmes INL dhe ICITAP, kanë ndikuar direkt në ngritjen profesionale dhe të kapaciteteve të PK-së, në arritjen e rezultateve pozitive në fusha të ndryshme të IT-së, krimeve kibernetike etj., e në veçanti në fushën e parandalimit dhe konfiskimit të narkotikëve.

PK-ja në vazhdimësi ka treguar rezultate pozitive në fushën e parandalimit të trafikimit të narkotikëve, përderisa në vitin 2018 ka treguar rezultate më të theksuara në arrestim, parandalim dhe konfiskimin e substancave të ndryshme narkotike e në veçanti në konfiskimin e 119 kg heroinë.

Ndërsa zëvendëssekretarja e Departamentit Shtetëror të SHBA-ve për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatim të Ligjit Kirsten D. Madison e ka përgëzuar drejtorin e Hetimeve të Policisë të Kosovës Riza Shillova për sukseset e tyre të treguara kohëve të fundit në luftën kundër narkotikëve.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në fuqizimin e sundimit të rendit dhe ligjit, parandalimin dhe luftimin e të gjitha dukurive negative dhe krimit të organizuar në përgjithësi e veçanërisht, në parandalimin dhe luftimin e trafikimit me narkotikë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)