29 Mars 2024

Nderohet Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në 550 vjetorin e vdekjes së tij

Prishtinë, 17 janar - Kryeministri  i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë sot homazhe te Shtatorja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së tij, njëkohësisht duke i nderuar edhe të gjithë të rënët për liri.

“Nderojmë sot para shtatores së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, 550 vjetorin e vdekjes së tij. Njëkohësisht sot nderojmë të gjithë të rënët për liri, veçanërisht vëllezërit Gërvalla, Jusufin e Bardhoshin dhe Kadri Zekën që po ashtu janë vrarë në këtë ditë, vite më përpara”, tha kryeministri Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj bëri të ditur se sot në mbrëmje është edhe një ngjarje kushtuar këtyre dy përvjetorëve, atij të vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu dhe të heronjve tanë më të ri vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zeka.

Ky aktivitet shënon edhe përmbylljen e vitit MbarëKombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, të  shpallur nga Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë në vitin 2018 , në nderim të 550 vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, në nderim të së cilit janë zhvilluar shumë aktivitete.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)