21 Tetor 2019

Ndalohen 20 persona lidhur me procesin zgjedhor

Prishtinë, 6 tetor - Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, Laura Pula, njofton opinionin se gjatë procesit zgjedhor që është duke u zhvilluar sot, deri më tani janë raportuar disa raste të ndryshme por, pas verifikimit të të gjitha këtyre informatave nga prokurorët në teren, janë vërtetuar 16 raste me 20 persona të cilët lidhen me procesin zgjedhor.

Në rajonin e Prizrenit janë pesë raste me pesë persona, ku të gjithë janë të ndaluar për veprën penale “Cenim i fshehtësisë së votimit” nga neni 215.

Në rajonin e Pejës kemi një rast me dy persona të ndaluar për veprën penale “Keqpërdorim i të drejtës së votimit” nga neni 213.

Në rajonin e Gjakovës i kemi gjashtë raste kundër gjashtë personave, pesë persona janë të ndaluar dhe një person në kërkim, për veprat penale “Pengimi i procesit të votimit” nga neni 214, “Cenim i fshehtësisë së votimit” nga neni 215, dhe për veprën “Asgjësimi i dokumenteve të votimit” nga neni 217.

Në rajonin e Gjilanit kemi një rast me një person të ndaluar për veprën penale “Parandalim i ushtrimit të së drejtës për të votuar” nga neni 209.

Në rajonin e Mitrovicës i kemi dy raste me pesë persona të ndaluar, prej të cilëve dy për veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve” nga neni 211, si dhe tre për veprën penale “Pengimi i procesit të votimit” nga neni 214.

Në rajonin e Ferizajt është një rast me një person të ndaluar për veprën penale “Pengimi i procesit të votimit” nga neni 214.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 tetor 2019

- Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe në mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Kosovë dhe UN Women-it, mbahet “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit” me ç‘rast do të organizohet konferencë ndërkombëtare me moton “Drejtësia rikthen dinjitetin e viktimave”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Familja Hoxha mban konferencë për media për të shprehur zhgënjimin me Qeverinë Rama për neglizhencën në zbardhjen e fatin e Remzi Hoxhes. (Hotel The Plaza Tirana, orën 10:00)

- Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim kryetarin e Odës Ekonomike Indiano-Kosovare, Anil Mishra. (Zyra e kryetarit, ora 11:45)

- Aleanca Kosovare e Biznesve dhe Misioni Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet  organizojnë ceremoninë zyrtare të vlerësimit për Vasfije Krasniqi-Goodman si Misionare e Paqës. (Zyrat e Misionit Diplomatik në Tiranë, rruga Donika Kastrioti, P14 Ap.3E, ora 12:00)

- Zyra e BE-së rganizon një vizitë në shkollën 'Nim Frashëri' e cila së shpejti do të lidhet me rrjetin e ngrohjes qendrore të ofruar nga Termokosi. (Shkolla “Naim Frashëri”, ora 14:30)

- Ambasada e Shqiperise organizon aktivitetin ‘Serenata me Ermira Babaliun dhe Flamo Trio’. (Teatri Dodona, ora 19:00)