25 Prill 2024

NATO do të reduktojë trupat e KFOR-it në Kosovë

Washington, 20 maj - NATO do të përshpejtojë hapat në planin për reduktimin e prezencës ushtarake në Kosovë. Kështu u shpreh një komandant i NATO-të mërkurën në mbrëmje, duke u bazuar në përmirësimin e situatës në Ballkan.

Në një konferencë në Uashington, Komandanti Suprem i Aleancës, admirali amerikan James Stavridis tha, se situata në Ballkan \"nuk është perfekte, por po shkon në drejtimin e duhur\".

NATO që ndërkohë ka vendosur reduktimin e trupave në Kosovë  nga 15.000 në 10.000 ushtarë, nga fundi i këtij viti mund ta ulë këtë numër ndoshta deri në 5.000, ka thënë Stavridids.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Rasmussen ka bërë të ditur se në shtator, NATO do t\'i qëndrojë planit të saj për të reduktuar trupat e KFOR-it, por çdo reduktim i trupave do të parandiqet nga një analizë e plotë e situatës së sigurisë për të siguruar nëse ky shkurtim mund të ketë efekte negative në rajon. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)