13 Korrik 2020

MPJD mundëson korridorin për kalimin e kosovareve në kufirin Slloveni-Kroaci

Prishtinë, 4 qershor - Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës ka arritur sonte marrëveshje mirëkuptimi me autoritet kroate dhe ato malazeze, që të lejojnë kalimin e autobusit në të cilin ndodhen më shumë se dhjetë shtetas kosovarë, të nisur një ditë më parë nga Italia.

Agjencia e cila ka organizuar udhëtimin, ishte nisur nga Italia drejt Kosovës pa kërkuar leje nga institucionet e Republikës së Kosovës dhe pa i ditur masat që janë në fuqi në vendet nëpër të cilat planifikonte të kalonte transit.

Autobusi është ndaluar nga autoritetet kroate, ngase disa nga udhëtarët nuk posedonin dokumentacionin e rregullt (vizë transit ose Schengen), dhe aty ishin njoftuar po ashtu se Mali i Zi nuk i ka hapur kufijtë me Italinë (prej nga ishin nisur), ngase ky vend konsiderohet ende si vatër e COVID-19.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përmes kanaleve të saj diplomatike, ka arritur të sigurojë nisjen e shtetasve kosovarë të ngujuar në kufirin midis Kroacisë dhe Sllovenisë prej më shumë se 30 orësh.

"I ftojmë të gjithë bashkatdhetarët që përpara se të nisen drejt vendlindjes, të kontaktojnë Misionet diplomatike të Republikës së Kosovës, pasi shumë shtete, si pasojë e pandemisë, kanë ende në fuqi disa masa që duhet plotësuar gjatë kalimit transit", thekson MPJD.

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 Korrik 2020 - Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri e hap fushatën e korrje-shirjeve. (Fushata e korrje-shirjeve nis në mes të fshatave, Livoq i Poshtëm dhe Velekincë, ora 10:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa dhe nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt do të vizitojë kompaninë “SOWI KOSOVA” në Bajgorë të Komunës së Mitrovicës. (Bajgorë - Mitrovicë, ora 11:00)

- Vazhdon seanca plenare e Kuvendit në të cilën do të shqyrtohet Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020. (Salla e Kuvendit, ora 14:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti raporton në Kuvendin e Kosovës lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19. (Salla e Kuvendit, ora 16:00)