03 Prill 2020

MPBAP do të përkrahë fuqishëm Policinë e Kosovës

Prishtinë, 25 shkurt - Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, ka vizituar Policinë e Kosovës.

Me këtë rast, ministri Veliu është pritur nga drejtori i Përgjithshëm i PK-së, z. Rashit Qalaj  dhe zyrtarët e lartë të PK-së.

Gjatë kësaj vizite, ministrit Veliu iu prezantuan objektivat strategjike, aktivitetet në realizim të tyre, sfidat dhe të arriturat e policisë në aspektin e përgjithshëm.

Më pas, ministri i MPBAP-së, dhe drejtori i Përgjithshëm i PK-së z. Rashit Qalaj, vizituan kampin “Vrella” ku janë të vendosura njësitë speciale të Policisë së Kosovës.

Duke iu drejtuar efektivëve të njësive speciale, ministri Veliu theksoi se Policia e Kosovës ka arritur rezultate, por se ka edhe sfida të shumta.

“Policia e Kosovës para vetes ka ende sfida të mëdha. Në mesin e atyre që janë forcimi i luftës kundër të gjitha formave të krimit të organizuar, korrupsionit, ekstremizmit të dhunshëm, terrorizmit, krimeve ekonomike dhe menaxhimi i migrimit”, tha ministri Veliu, duke u zotuar se gjatë mandatit të tij si ministër i MPBAP do të përkrahë fuqishëm Policinë e Kosovës në mënyrë që në vend të mbizotërojë rendi dhe ligji.

Ministri Veliu u zotua se në kuadër të kompetencave dhe përgjegjësive, prioritet i tij do të jetë edhe përmirësimi i kushteve të zyrtarëve policor dhe çështje tjera me rëndësi për Policinë e Kosovës.

Poashtu, edhe drejtori i Përgjithshëm i PK-së Rashit Qalaj, mbajti një fjalim të shkurtër, ku falënderoi ministrin për vizitën. Më pas ata së bashku panë nga afër disa nga pajisjet e ekspozuara të njësive speciale.

Vizita e ministrit të MPBAP-së, Agim Veliu, përfundoi me një vizitë në Qendrën Operative të PK-së në Prishtinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Prill 2020

- Banka Qendrore e Republikës së Kosovës mban konferencën për shtyp për zhvillimet në sektorin financiar pas paraqitjes së Pandemisë Covid 19. (Ndërtesa e BQK-së, ora 11:00)

- Kompanitë Rajonale e largimit dhe grumbullimit te Mbeturinave mban konferencë për medie (Zyret e Kompanisë “Pastrimi", ora 12:00)

- Kompania Rajonale e Ujësjellësit 'Prishtina' të bëjë pastrimin e rezervuarit të ujit në objektin prodhues Kroni në komunën e Fushë Kosovës.