26 Prill 2024

MPBAP do të bashkëpunojë ngushtë me EULEX-in

Prishtinë, 20 shkurt - Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, priti në takim Shefin e Misionit të EULEX në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark.

Në këtë takim, ministri Veliu falënderoi misionin e EULEX-it për kontributin që e kanë dhënë në sundimin e rendit dhe ligjit, duke theksuar se në kuadër të kompetencave që ka ky mision, MPBAP do të ofrojë bashkëpunimin e ngushtë të institucioneve të sigurisë në Kosovë në koordinimin e veprimeve të përbashkëta me këtë mision.

Ministri Veliu theksoi se në bashkëpunim me misionin e EULEX-it dhe partnerët tanë do të diskutojnë shpejt çështjen e strategjive kundër terrorizmit, ekstremizmit dhe menaxhimin e kufijve të integruar dhe çështje tjera me rëndësi që do ta përmirësojnë sistemin.

Ndërsa në anën tjetër Wigemark tha se Misioni EULEX-it është i përkushtuar për vazhdimin e bashkëpunimit dhe koordinimit me institucionet e Republikës së Kosovës, dhe gjithashtu është i kënaqur me gatishmërinë e ministrit Veliu për bashkëpunim të mëtutjeshëm.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)