16 Prill 2024

MPB shënon Ditën e BE-së Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore

Prishtinë, 18 tetor - Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës, do të mbajë sot konferencë e cila organizohet në shënim të Ditës së Bashkimit Evropian Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore. 

Aktivitetet në kuadër të fushatës kundër trafikimit do të zgjasin një muaj dhe synojnë ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për fenomenin e trafikimit.  

Në këtë konferencë do të marrë pjesë z. Hashim Thaqi, Presidenti i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, Kryeministër i Republikës se Kosovës, Ekrem Mustafa, ministër i Punëve të Brendshme, znj. Nataliya Apostolova, shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë, znj. Colleen Hyland, zëvendës ambasadore e SHBA-ve në Kosovë,  si dhe zyrtarë të tjerë të lartë vendorë dhe ndërkombëtarë.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)