25 Prill 2024

MPB shënoi Ditën Ndërkombëtare të Shërbyesve Civil

Prishtinë, 23 qershor - Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka shënuar sot 23 Qershorin, Ditën Ndërkombëtare të Shërbyesve Civil.

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, uroi të gjithë punonjësit civil të Republikës së Kosovës për punën e madhe që po bëjnë në të mirën e shtetit dhe të qytetarëve.

“Përkundër gjendjes së pandemisë, që e ka kapluar tërë botën, shënimi i kësaj ditë në Republikën e Kosovës ka një rëndësi të veçantë, sidomos në këtë vit, kur Ministria e Punëve të Brendshme, në agjendën e saj, ka fillimin e zbatimit të pakos së re ligjore në Administratën Publike, kërkesë kjo e shumëpritur nga nëpunësit civilë”, tha ministri Veliu.

Ai shtoi se mundësia e zhvillimit të shërbimit civil dhe e ngritjes së kapaciteteve shpërfaqë më së miri aftësinë e shtetit për tu marrë me reformat dhe me plotësimin e kritereve të domosdoshme nga procesi i integrimeve evropiane të vendit.

Në fund të kësaj ceremonie u bë ndarja e 63 mirënjohjeve për kontributin dhe angazhimin e nëpunësve më të dalluar të vitit paraprak.

Dita e Shërbyesve Civil, 23 Qershori, ka filluar të shënohet me vendim nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 20 dhjetor 2002.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)