19 Prill 2024

MPB mban konferencë për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit

Prishtinë, 9 dhjetor - Ministria e Punëve të Brendshme në kuadër të javës Kundër Korrupsionit 2017, do të mbajë konferencë  me temë: “angazhimi  i institucioneve të Republikës së Kosovës  në luftimin e krimit të  organizuar dhe korrupsionit”.

Konferenca do të hapet nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme, njëherit koordinator kombëtar kundër krimit të organizuar,  Abduselami Shkodra, ndërsa në konferencë do të flasë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradianj.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë përfaqësues të zyrës së BE-së në Kosovë dhe përfaqësues të ambasadave të akredituara në Kosovë.

Konferenca do të mbahet sot në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, salla P37.

Kjo konferencë mbahet në kuadër të: “Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit që mbahet më 9 dhjetor"

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)