18 Prill 2024

MPB kontribuese e sigurisë publike në Kosovë

Prishtinë, 10 maj - Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë (UNDP), kanë mbajtur tryezë të rrumbullakët për kontrollin e Armëve të Vogla dhe të Lehta (AVL) dhe reduktimin e armëve të paligjshme në Kosovë.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme dhe Koordinatori Kombëtar për Kontrollin e AVL-ve, z. Izmi Zeka, tha se Republika e Kosovës në fushën e kontrollit dhe menaxhimit të armëve të vogla dhe të lehta, ka harmonizuar legjislacionin vendor me praktikat më të mira ndërkombëtare si dhe me Direktivën për armë të Bashkimit Evropian.

“Kosova është bërë shembull rajonal në këtë fushë  dhe synojmë në përmbushjen e gjitha obligimeve që dalin nga rrugëtimi gjithëpërfshirës për Ballkanin Perëndimor në kontrollin e armëve të vogla dhe të lehta deri më 2024”, tha z. Zeka.

Më këtë rast ai i bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të shfrytëzojnë mundësinë për legalizimin e armëve të kategorizuara B, C dhe D, gjë që në mënyrë direkt do të kontribuojnë në ngritjen e sigurisë në bashkësi dhe sigurisë publike në përgjithësi.

Ndërsa Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së në Kosovë, znj. Alessandra Roccasalvo, tha se vlerëson lartë MPB-në dhe Policinë e Kosovës për bashkëpunimin e vlefshëm dhe të sinqertë në promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe kontributit për një Kosovë më të sigurt.

Ajo tha se angazhimi për të adresuar kontrollin e armëve të vogla dhe të lehta dhe luftimin e trafikimit të paligjshëm të armëve në Kosovë, është pjesë e qëllimit dhe përkushtimit të UNDP-së për të promovuar sigurinë njerëzore dhe zhvillimin e qëndrueshëm në Kosovë.

Drejtori i Divizionit për Siguri Publike nga Policia e Kosovës, z. Gazmend Hoxha, tha se PK i ka dhënë përgjigjen e duhur luftimit të trafikimit të armëve të paligjshme në Kosovë. Megjithatë, ai tha se ende mbetet sfidë mos anëtarësimi i Kosovës në  mekanizmat ndërkombëtare policorë.

Gjithashtu, në këtë tryezë u diskutua edhe lidhur më sigurimin e transferimit të njohurive mbi politikat e OKB-së dhe BE-së dhe masat aktuale për reduktimin e armëve të paligjshme, mbi gjendjen aktuale dhe masat aktuale në Kosovë për reduktimin e armëve të paligjshme, krimit të bazuar në gjini dhe plaçkitjeve të armatosura, etj.




 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)