19 Prill 2024

MPB ka filluar pajisjen me letërnjoftime për qytetarët e Republikës së Kosovës

Prishtinë, 15 dhjetor - Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës përkatësisht Agjencia e Regjistrimit Civil njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se tashmë ka filluar prodhimi dhe pajisja e qytetarëve me letërnjoftim të Republikës së Kosovës.

Të gjitha rastet të cilat kanë qenë në pritje për procedim, tashmë janë kryer dhe janë shpërndarë nëpër qendrat e tyre përkatëse si dhe në misionet konsullore/diplomatike.

Njëkohësisht, ju kërkojmë falje të gjithë qytetarëve që gjatë kësaj periudhe kohore nuk kanë arritur të pajisen me letërnjoftim sipas procedurave të parapara.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)