19 Mars 2024

MPB e përkushtuar ndaj luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit

Prishtinë, 24 shtator  - Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Bejtush Gashi, priti në takim ambasadorin e Republikës së Francës në Kosovë, z. Didier Chabert, me të cilën diskutuan për bashkëpunimin mes dy shteteve sidomos atë policor.

Me këtë rast ministri Gashi e njoftoi ambasadorin Chabert për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë, duke vlerësuar se situata e përgjithshme sigurisë është e qetë dhe stabile. Ai po ashtu vuri në dukje angazhimet që do po bëhen sa i përket luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ndërsa ambasadori i francez vlerësoi të arriturat në Kosovë dhe u shpreh i gatshëm në vazhdimin e bashkëpunimit të mirë që ka ekzistuar mes dy vendeve, sidomos sa i përket bashkëpunimit policor mes dy vendeve.

Në këtë takim u bisedua edhe për procesin e liberalizimit të vizave për përkushtimin e MPB-së në plotësimin e kritereve dhe për menaxhimin pas procesit të liberalizimit të liberalizimit të vizave. Me këtë rast ministri Gashi theksoi se janë bërë përgatitjet e duhura që të njoftohen qytetarët se cilat janë përparësitë dhe përgjegjësitë pas liberalizimit të vizave.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)