25 Prill 2024

MPB do të vazhdojë përkushtimin në ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët

Prishtinë, 8 korrik - Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, priti në takim kryetarin e komunës së Novobërdës, Svetisllav Ivanoviq dhe nënkryetarin e komunës, Bajrush Ymeri, ku diskutuan sa i përket bashkëpunimit të nivelit qendror dhe lokal me qëllim të përmirësimit të shërbimeve për qytetarët.

Në këtë takim theks i veçantë i vu rëndësisë së gjendjes së sigurisë në këtë komunë, ku u vlerësua se gjendja e përgjithshme e sigurisë është e mirë.

Me këtë rast ministri Mustafa theksoi se MPB do të vazhdojë përkushtimin e saj në ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët pa dallim.

Ministri Mustafa vlerësoi përpjekjet e zyrtarëve të kësaj komune në inkurajimin e bashkëjetesës mes dy komuniteteve dhe vlerësoi  se një numër i madh i qytetarëve kanë shfrytëzuar shërbimet e Agjencisë së Regjistrimit  Civil, për tu pajisur me dokumente të Republikës së Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)