19 Mars 2024

MPB dhe FBI nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim në forenzikë

Prishtinë, 22 nëntor - Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa priti në takim Zëvendës Atashenë e FBI, znj. Michelle L. Miller.

Ministri Mustafa në prani të znj. Miller dhe Kryeshefit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, Blerim Olluri, nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe FBI në fushën e forenzikës.

Kjo marrëveshje ka për qëllim vazhdimin e bashkëpunimit në mes këtyre dy institucioneve në fushën e forenzikës.

Ministri Mustafa falënderoi znj. Miller për besimin ndaj MPB-së dhe institucioneve të sigurisë, në veçanti për besimin ndaj AKF-së.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)