28 Mars 2024

Mosfunksionimi i gjykatave në veri rëndon jetën e qytetarëve

Mitrovicë, 18 mars - Kryetari i komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, ka pritur të enjten në takim Avokatin e Popullit të Republikës së Kosovës, Sami Kurteshin, me të cilin ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet këtyre institucioneve.

 

Kryetari Kastrati, ka thënë se bashkëpunimi me këtë institucion vlerësohet shumë i rëndësishëm, sidomos për Mitrovicën, komunë kjo e cila ballafaqohet me probleme të mëdha për shkak të specifikave politike. 

Ai ka theksuar se rrethanat që e kanë përcjellur Mitrovicën që dhjetë vite kanë bërë që problemet të jenë të mëdha si në fushën sociale, ekonomike etj. Kryetari Kastrati tha se gjendja në veri ka vështirësuar shumë jetën e banorëve që janë zhvendosur dhe nuk kanë mundur të kthehen në pronat e veta. Poashtu ai përmendi edhe mungesën e qarkullimit të lirë në veri, uzurpimin e banesave etj.

Kreu komunal, ka përmendur si problem edhe mosfunksionimin e gjykatave në veri të qytetit. Kjo, tha ai, ka rënduar shumë jetën e qytetarëve, të cilët nuk mund t’i realizojnë të drejtat e tyre. 

Në anën tjetër, Avokati i Popullit, Sami Kurteshi, potencoi se rajoni i Mitrovicës është më i ndjeshmi edhe sa i përket ankesave që i drejtohen institucionit që ai e drejton. Kurteshi theksoi se problemet më të mëdha janë të fushës sociale. Ndërsa për ankesat e banorëve shqiptarë që janë të zhvendosur nga veriu e që i kanë banesat e uzurpuara, ai tha se ato nuk janë shumë të mëdha dhe nuk i di arsyet pse ndodh një gjë e tillë.     

Duke pasur parasysh problemet e mëdha me të cilat përballen qytetarët e këtij rajoni, kryetari Kastrati dhe Avokati i Popullit, Kurteshi, janë pajtuar që bashkëpunimi duhet të jetë i gjithanshëm në mënyrë që bashkërisht t’u dilet në ndihmë qytetarëve.    
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)